Përjashtimet në PD: Basha në Fier e Berisha në Shkodër mbajnë tubime me demokratët
Autori: Gazeta inFokus
09:30 | 16 January 2022
Kreu i PD-së Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha këtë të diel do të dalin të dy në terren. Mësohet se Berisha do të jetë në Shkodër, kurse Basha në Fier. Ndonëse në qytete të ndryshme të dy do të zhvillojnë takime me demokratët në të njëjtën orë, në 11:00.
Pas protestës së dhunshme më 8 janar në selinë blu, Basha mori masa ndëshkuese ndaj të 28 anëtarëve të Komisionit të Rithemelit të PD-së, strukturë e ngritur nga Kuvendi i thirrur më 11 dhjetor nga Berisha, për të drejtuar partinë deri në zgjedhjet e reja, por që nuk njihet nga kryetari Basha dhe institucionet e kësaj partie.
Përveç Berishës, përjashtimi i menjëhershëm nga PD, prek dhe 8 emra të tjerë, mes të cilëve edhe ish-presidentin Bujar Nishani apo dhe tre deputetët Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi. Ndërsa për 19 të tjerë, është vendosur pezullimi i menjëhershëm nga anëtarësia si dhe nga funksionet e tjera në parti.
Pas vendimeve me dorë të hekurt ndaj “kundërshtarëve” brenda partisë, Basha ka marrë dhe disa vendime të rëndësishme dje në mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Përveç ndryshimeve të ardhura si pasojë e asaj që ndodhi më 8 janar, me vendim të Bashës drejtimi i Grupit Parlamentar i ka kaluar Enkelejd Alibeaj, duke hequr kështu nga detyra Alfred Rushajn. Lajmin u bë i ditur nga Basha në një mbledhje të Këshillit Kombëtar, ku zoti Rushaj nuk ishte i pranishëm.
Deri tani vetë ish-kreu i grupit parlamentar nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk dihet ende nëse ai do të vazhdojë të qëndrojë në Partinë Demokratike, në ndonjë detyrë a projekt tjetër.
Në Këshill Basha zëvendësoi edhe disa nga të përjashtuarit e tjerë. Nënkryetar i Kuvendit dhe i partisë do të jetë Agron Gjekmarkaj. Grida Duma në krye të Komisionit të Shëndetësisë në vend të Albana Vokshit, Flutura Açka do të marrë drejtimin e Komisionit të Arsimit, nënkryetare e Komisionit të Ligjeve në vend të Oerd Bylykbashit, do të jetë Dhurata Çupi. Një detyrë i është caktuar edhe Xhelal Mziut, si sekretar i buxhetit.
Teksa të hënën pritet të rikthehet në Kuvend, Berisha theksoi se tashmë aksioni i tij politik do të bazohet në dy lloje takimesh, për të përgatitur terrenin për protesta masive dhe tryeza të rrumbullakëta për të marrë mendimin e qytetarëve. Takimi me demokratët e Shkodrës do të jetë rifilimi i një turi me demokratët në të gjithë vendin të Berishës dhe bashkëpunëtorëve të tij. Tashmë “beteja” mes tyre do të zhvendoset edhe në terren./Abcnews.al/

T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































