Lajme

Përhapet flakë nga telat e rrymës në Ferizaj, banorët e shqetësuar

Autori: Gazeta inFokus 22:58 | 21 January 2020

Telat e shtyllës elektrike kanë marrë flakë afër disa shtëpive në rrugën “Njazi Bajraktari”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 sipas banorëve që janë shqetësuar nga flaka e papritur që është përhapur në këtë lagje.Ekipet e emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pas është ndërprerë edhe rryma elektrike.

Sipas banorëve që kanë dërguar edhe disa video në Klan Kosova nuk ka mbetur i lënduar askush nga ky incident.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera