Lajme

Përhapet bruceloza, fermeri ka 8 lopë të prekura por nuk po mund t’i asgjësoj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 20:34 | 29 April 2017

8 nga 14 krerët e gjedheve të një fermeri në Komunën e Gjilanit janë infektuar me sëmundjen e brucelozës.

Sipas fermerit, i cili nuk ka dashur të identifikohet, më 20 prill, Agjencia e Veterinës u kishte bërë analizat gjedhëve të tij, ndërsa sipas rezultateve të nxjerra një ditë pas, ato dolën të infektuara me “brucelozë”, raporton KTV.

Pas kësaj, ai tha se inspektorët e Agjencisë së Veterinës e njoftuan se gjedhet e infektuara duhet të asgjësohen menjëherë, për shkak të rrezikut të përhapjes së sëmundjes edhe te njerëzit.

Përkundër kësaj, edhe 8 ditë pas, gjedhet e tij vazhdojnë të qëndrojnë në ahurin e fermerit.

-Advertisement-

Kjo pasi Komuna e Gjilanit nuk ka tokë të caktuar për varrosjen e kafshëve.

E edhe përkundër gatishmërisë së fermerit për t’i varrosur kafshët e infektuara në tokën e tij, as për këtë nuk ka marrë autorizim nga komuna.

Në zyrën Rajonale të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinës thonë se janë të gatshëm t’i varrosin kafshët, në momentin që komuna u gjen tokë.

Sipas koordinatorit të kësaj zyre, ekziston edhe mundësia e varrosjes së kafshëve në tokën e fermerit, por paraprakisht për këtë duhet një vërtetim.

Sabedin Kadriu shton se ai nuk ka marrë përgjigje në shkresat e drejtuara kryetarëve të tri komunave: Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, lidhur me çështjen e mungesës së hapësirave për varreza.

Bruceloza është sëmundje që përhapet nëse konsumohet qumështi dhe mishi i lopës së sëmurë…

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera