Përgjumja gjatë ditës/ Pse ndodh dhe çfarë duhet të bëni
Autori: Gazeta inFokus 14:25 | 03 May 2021
Me stilin modern të jetesës, jo të gjithë mund të flenë menjëherë sapo ndihen të lodhur. Shpesh pavarësisht lodhjes, qëndrimi zgjuar është domosdoshmëri dhe i paevitueshëm.
Në këtë artikull do të mësoni disa këshilla mjaft interesante të cilat mund t’i zbatoni sa herë do të keni nevojë të qëndroni zgjuar.
Dëgjoni Muzikë
Muzika, sidomos ajo me tone të gëzueshme dhe festive funksionon shumë mirë për të larguar gjumin dhe për të qëndruar zgjuar.
Pini një kafe
Kafja përmban kafeinë që ndikon në zgjimin e trurit dhe trupit.
Dilni Në Ajër Të Pastër Ose Në Një Vend Të Ndriçuar
Drita është sinjali që i nevojitet trurit për t’u zgjuar. Nëse qëndroni në një vend të ndriçuar mirë, atëherë ju mund ta gënjeni sistemin tuaj dhe ta bëni të mendojë se është koha për të qëndruar zgjuar.
Pini Ujë
Sipas të dhënave, dehidratimi ju bën më të plogësht, të lodhur dhe të përgjumur. Nëse pini ujë mjaftueshëm dhe hidratoheni, ju mund të largoni lodhjen por edhe gjumin nga sytë.
Aktivitet Fizik
Ecja është një aktivitet fizik shumë i rëndësishëm për ta pajisur organizmin me oksigjen. Në këtë mënyrë, organizmi çliron edhe hormonet që ju bëjnë të ndiheni më energjikë.
Stimulimi I Trurit
Mërzitja nga rutina mund të shkaktojë lodhje dhe plogështi dhe rrjedhimisht dëshira për të dremitur ose për të mbyllur sytë për pak, është shumë e madhe. Nëse duhet të qëndroni zgjuar patjetër, angazhohuni në biseda me miqtë dhe të afërmit, ose lexoni diçka që mund t’ju ngjallë interes.
Mungesa E Gjumit Dhe Rëndësia E Tij
Gjumi është thelbësor për shëndetin. Mungesa e tij shkakton probleme serioze sidomos në tru. Një studim i kohëve të fundit, ka treguar se njerëzit që bëjnë gjumë të keq, ose që zgjohen herë pas here gjatë natës janë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. Mundohuni të keni një rutinë sa më të rregullt të gjumit gjatë natës.
Të tjera
-
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
Ministri i Financave, Hekuran Murati dhe zëvendëspresidentja për Evropë dhe A...
-
200-vjetori i ndarjes nga jeta i poetit anglez, Lord Bajron
200 vjet më parë ndahej nga jeta poeti romantik anglez, Xhorxh Gordon Bajron ...
-
Nisin punimet për zgjerimin e rrugës Kijevë – Dollc, Kurti: I kemi shpëtuar 150 milionë euro
Sot kanë nisur punimet për zgjerimin e rrugës nacionale Kijevë-Dollc. Në c...
-
Ushtrimet serbe në kufi, Kurti: Serbia paraqet kërcenim për Kosovën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke komentuar ushtrimet e ushtrisë serbe...
-
Kurti: Bandat fashiste nuk mund të hyjnë në zyrat e kryetarëve
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth procesit të referndumit që...
-
Arrestohet personi i kërkuar, i dënuar me tri vite burgim
Policia e rajonit të Prishtinës po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore m...
-
Alejtin Berisha, presidenti i UNI – Universum International College, folës në të njejtën konferencë me Bill Gates dhe Sam Altman
Presidenti i UNI powered by Arizona State University, Alejtin Berisha, ishte ...
-
Sülmoi se*sualisht një grua, arrestohet burri në Malishevë
Një burrë është arrestuar në Malishevë pasi dyshohet se ka sulmuar seksualish...
-
Vazhdojnë telashet me paratë e rrejshme, një person në Prizren ankohet në polici
Një person në Prizren, ka raportuar në polici se disa persona kanë dorëzuar k...
-
Shkollat e kryeqytetit me ligjëratë sensibilizuese ndaj dhunës në familje
Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e ciklit të mesëm të ultë dhe të m...
-
Rreth 400 ndërmarrje të vogla dhe të mesme priten të përfitojnë grante
Sot përfundon afati për aplikim për grante për ndërmarrjet mikro të vogla dhe...
-
Plicia gjen ārmë në veri të Mitrovicës
Njësiti policor gjatë patrullimit janë hasur dhe konfiskuar 36 gëzhoja të arm...