Përgjimet e grupit trafikant të Vlorës: Nga 10 tonë hashash, 1 ton ia japim shtetit dhe…
Autori: Gazeta inFokus 19:52 | 06 August 2017
“Janë 10 tonë hashash, vëlla. Një ton ia japim shtetit dhe të tjerat i kemi për vete”. Ndërsa thurte këtë plan në bordin e një automjeti “Audi” më 7 gusht 2015, Sokol Burhamaj, i akuzuar si organizatori i një grupi kriminal të kultivimit të hashashit në fshatrat e Vlorës, nuk e dinte se në makinë kishte një përgjues.
Ky përgjim dhe dhjetëra të tjerë u përdorën nga Prokuroria në gjykimin kundër tij dhe katër të bashkëpandehurve në Gjykatën për Krimet e Rënda. “Panorama” ka siguruar dosjen e plotë gjyqësore ndaj personave të arrestuar nga operacioni “Fluturimi i lirë”, në gusht të vitit 2015, të akuzuar si pjesë e një grupi të angazhuar në kultivimin e hashashit e më pas trafikimin e tij me avion drejt Italisë.
Në dosje zbardhen përgjime bisedash ambientale dhe telefonike, ku të pandehurit planifikojnë kultivimin e drogës, apo flasin për mbarëvajtjen e plantacioneve ekzistuese. Grupi u zbulua nga një hetim i nisur nga autoritetet policore italiane për dy familje shqiptare në vendin fqinj që trafikonin lëndë narkotike nga Shqipëria në Itali.
Nga hetimet ka rezultuar se pjesëtarë të familjes Lamaj kishin në dispozicion një avion shumë të lehtë, model “Aeropakt A22S”, i cili do të përdorej për transport marijuane Shqipëri-Itali. Pala italiane përdori metoda speciale të hetimit, duke vendosur sinjalizues GPS dhe përgjues tek avioni dhe te tri automjete “Audi” që përdoreshin nga të dyshuarit.
Më 24 gusht 2015, autoritetet italiane arrestuan shtetasit Vilson Lamaj dhe Italo Loreto, në një pistë të papërdorshme në komunën e Ostunit, teksa po zbrisnin nga avioni i lehtë 128 kg kanabis të trafikuar nga Shqipëria.
Bashkë me të pandehurit u procedua për “shpërdorim detyre” edhe Vladimir Zanaj, punonjës i Policisë së Vlorës, i cili dyshohej se sinjalizonte të pandehurit për lëvizjet e Policisë. Çështja ndaj tij u veçua dhe aktet e dosjes i kaluan Gjykatës së Vlorës si gjykatë kompetente.
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...