Lajme

Përgjigjja Vjosa Osmani, kur do të hiqet taksa ndaj mallrave serbe dhe a do të vendoset reciprociteti

Autori: Gazeta inFokus 19:36 | 26 February 2020

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, në një intervistë për Gazeta Blic, është shprehur e bindur se nuk ka dallime mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, sa i përket vendosjes së reciprocitetit.

Osmani është shprehur se në programin qeverisës mes LDK-së dhe LVV-së, është bërë e qartë që tarifa 100% do të zëvendësohet me masën e reciprocitetit ndaj shtetit të Serbisë, shkruan Gazeta inFokus.

“Natyrisht që partnerët e koalicionit janë në kontakte për këtë gjë. Natyrisht ju e dini që të dyja partitë, kemi deklaruar se do ta heqim tarifën ndaj Serbisë. Ekziston një grup që udhëhiqet nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, që janë duke analizuar se si do të ndodhë kjo. Më mirë është që për këtë çështje të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që ne si Kuvend, nuk mund të marrim vendime”, ka thënë Osmani.

-Advertisement-

Ajo ka shtuar se për kohën kur pritet të hiqet taksa ndaj mallrave serbe, mund të pyetet qeveria e Kosovës, pasi që sipas saj, ky vendim është ekskluzivisht i ekzekutivit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera