Lajme

Përgjigjja e Delawie për Elez Blakajn

Autori: Gazeta inFokus 21:55 | 20 September 2018

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie nuk deshi të komentoj lidhur me çështjen e dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj apo protestat kundër Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi.

Sipas tij, e rëndësishme është fokusi në zbardhjen e rastit të listave të veteranëve.

“Më me dëshirë do të përqendrohesha në përgjegjësinë e institucioneve për ta bërë punën e tyre, në këtë rast të prokurorisë. Mendoj se ka pasur shumë vëmendje në prokurorët. Mendoj se kjo shkakton shpërqendrim nga ndjekja e rastit. Mendoj se është shumë e rëndësishme që njerëzit të brengosen nëse këta veteranë të rrejshëm po vjedhin para nga qeveria e Kosovës apo nga fëmijët e Kosovës se sa çka bëri e kur secili prokuror”, tha Delawie.

-Advertisement-

Ambasadori në largim foli edhe lidhur me çështjen e dhunës në familje në Kosovë dhe kontributin amerikan në shtytjen e sistemit të drejtësisë rreth zgjidhjes së kësaj çështjeje.

“Nuk mendoj se ka më shumë raste të dhunës në familje, mendoj se ka më shumë raportim të rasteve të dhunës në familje. Kjo, para së gjithash, tregon se gratë po tregohen më të fuqishme dhe së dyti, që ka pak më shumë besim”, tha ai.

Përballë Jeta Xharrës, diplomati flet edhe për tema të ndjeshme që e përcollën gjatë kohës sa qëndroi në Kosovë.

Sonte në emisionin ‘Jeta në Kosovë’, do të transmetohen intervistat me Ministrin për Punë të Jashtme dhe Evropë të Shqipërisë, Ditmir Bushati dhe Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkëlqim Devolli dhe Adriatik Kelmendi e presin ambasadorin amerikan, Jeff Hovenier
-Advertisement-

Të tjera