Lajme

Përgjigjet Peci, pasi Kurti i bëri thirrje të dalë në zyrën e tij në Zveçan

Autori: Gazeta inFokus 13:15 | 22 April 2024

Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci është përgjigjur ndaj thirrjes së kryeministrit Kurti për ta ushtruar detyrën në zyrë.

Ai për Klankosova.tv, tha se zyrat janë duke u përgatitur dhe se në momentin që të jenë gati ata do ta vazhdojnë detyrën.

“Jemi duke i përgatitur zyrat, momentin qe është gjithçka gati do të vazhdojmë”, u përgjigj shkurtimisht Peci për Klankosova.tv

-Advertisement-

Të dielën, pas dështimit të votimit për largimin e kryetarëve nga 4 komunat në veri të vendit, Kurt iu bëri thirrje dy kryetarëve, Ilir Pecit e Izet Zeqirit që të shkojnë në zyrat e tyre për ta ushtruar detyrën.

“E kryetarët e Zveçanit dhe Zubin Potokut, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri, bëjnë mirë që më në fund të shkojnë në zyrat e tyre dhe ta ushtrojnë në mënyrë të papenguar detyrën në objektet zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës”, shkroi Kurti.

Klankosova.tv ka provuar të marrë edhe një përgjigje nga kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, por deri në kohën e publikimit të lajmit, i njëjti nuk e ka ofruar një të tillë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera