Lajme

Përgjigjet KEK-u, e konfirmojnë rënien e dy blloqeve të “Kosovës B”, në prodhim vetëm 390 MW/h

Autori: Gazeta inFokus 10:53 | 15 December 2021

Korporata Energjetike e Kosovës ka konfirmuar se aktualisht për shkak të një problemi me rrjedhje nuk janë në funksion dy blloqe të termocentralit “Kosova B”.

Aktulisht sipas tyre në prodhim janë vetëm tre blloqe A3,A4 dhe A5 me 390 megavatë për orë.

Kjo është edhe arsyeja pse është ndalur furnizimi me avull për Termokosin dhe qytetarët e Prishtinës kanë mbetur pa ngrohje.

-Advertisement-

Sipas KEK-ut ky problem do të rregullohet të enjten në mëngjes.

“Sido qe te jete, për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”, thuhet në njoftim.

Gazeta Infokus ka raportuar të martën për këtë problem në KEK që do të ndalonte edhe funzimin me ngrohje për qytetarët e Prishtinës./Gazeta InFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera