Lajme

Përgjigja interesante e Zemajt për Latifin që iu tha mjekëve që duhet të mësojnë këngën “oj Kosovë oj Nëna ime”

Autori: Gazeta inFokus 11:05 | 24 May 2022

Ish-ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj, i është përgjigjur ministrit aktual, Rifat Latifi, i cili u tha mjekëve të mësojnë këngën “Oj Kosovë oj nëna ime”, dhe në këtë formë ta duan më shumë vendin e tyre, shkruan Gazeta Infokus.

Ai në emisionin Doktor Plus, që është prodhim i Gazetës Infokus, ka thënë se ministri i qeverisë apo edhe qeveria nuk mund të i mbajnë mjekët në Kosovë duke i stimuluar me këngët patriotike.

“Unë insistoj që shndërrohemi dhe të bëhemi pragmatik, ministri i shëndetësisë , qeveria nuk mund të i mbajë mjekët në Kosovë duke i stimuluar me këngët e Shkurte Fejzës, ose të Ilir Shaqirit, ose Dervish Shaqës patriotike, ata duan përkrahje konkrete, ata duan pagën respektimin e dinjitetit dhe intergritetit të tyre profesional dhe moral, mos të i fusim duart në shërbimin spitalor klinik universitar siç kem parë në përzgjedhjen e drejtorëve të klinikave, në përzgjedhjen e drejtorëve të spitaleve, mos të krijojnë një far lloj deharmonie në kuptimin e punës të cilin ata bëjnë”, ka deklaruar Zemaj në Doktor Plus.

-Advertisement-

Ndryshe, ministri Latifi u kishte thënë mjekëve të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, që të mësojnë këngën “ Oj Kosovë oj nëna ime”, si dhe ta duan më shumë vendin./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera