Lajme

Përgjegjësia Profesionale e Mjekeve

Autori: Gazeta inFokus 11:11 | 08 April 2021

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale te mjekeve, është lloj i sigurimit që mbron mjekët dhe profesionistë të tjerë të licencuar të kujdesit shëndetësor nga përgjegjësia e lidhur me praktika të gabuara që rezultojnë në dëmtime trupore si invaliditet, sëmundje e përhershme apo vdekje.

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale, është i nevojshëm kur një pacient paraqet një pretendim kundër një mjeku, spitali ose profesionist shëndetësor për shkak të neglizhencës së pretenduar ose mosveprimit të kujdesit mjekësor.

Kjo zakonisht ndodh kur një pacient ka efekte afatgjata ose afatshkurtra të trajtimit të shkaktuara nga një mjek ose spital, të tilla si dëmtime, sëmundje apo edhe vdekje për shkak të kujdesit të gabuar ose mungesës së tij.

-Advertisement-

Duke patur parasysh se kjo mund te jete barre e madhe për mjekun ne rast te pretendimit nga ana e pacientit, sigurimi i Përgjegjësisë Profesionale mbron ata nga humbjet financiare eventuale qe mund te lindin nga trajtimi i gabuar i tije.

Ne këtë aspekt deri me tani mjeket ishin pa mbështetje për sa i përket Përgjegjësisë Profesionale, dhe për te minimizuar humbjet e mundshme, SIGAL Uniqa ka ofruar mbrojtjen e tyre duke marrë përsipër humbjet ne rast te shpalljes fajtor te mjekut përkatës.

Për ofertat tona kontaktoni përmes email adresës apo tel:

[email protected]
Tel. 038/240-241

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera