Lajme

Përgenjeshtrohet mediumi serb, nuk ka shkëmbim të arkivave mes Kosovës dhe Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 20:41 | 21 April 2022

Mediumi serb “N1” më herët publikoi një artikull ku shkruante se Kosova dhe Serbia kanë rënë dakord që të shkëmbejnë të dhëna arkivore që mund të ndihmojnë në gjetjen e personave të zhdukur nga të dyja palët.

“Informacioni do të jepet “me kërkesë” nga dy palët për qasjen në arkiva dhe jo automatikisht” shkroi “N1”.

Ky lajm erdhi pasi përfundoi takimi mes palës kosovare dhe asaj serbe, me ndërmjetësim të Brukselit.

-Advertisement-

Megjithatë, një gjë e tillë duket se në fakt nuk është dakorduar nga palët dialoguese.

“N1” i është referuar një lajmi më të vjetër sa i përket arkivave, teksa akoma asnjëra palë nuk ka shpalosur vendimet që janë arritur në takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera