Lajme

Përgatituni për temperatura të ulëta, pritet të bie borë në këtë ditë

Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 13 October 2021

Nesër në Kosovë pritet që të ketë reshje bore.

Sipas Meteo Kosova, në ultësira të caktuara të Kosovës pritet që nesër të bie borë, teksa është paralajmëruar se në viset malore, trashësia e borës mund të arrijë mbi 20 centimetra.

Temperaturat do të sillen në mes të 2 dhe 8 gradë celsius.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Bora drejt nesh! ❄️❄️❄️

Ashtu siç ishte paralajmëruar, përpos reshjeve të shiut që do të karakterizojnë pjesën dërrmuese të Kosovës në ditën e Enjte, po ashtu pritet t’i kemi edhe reshjet e para të borës në ultësira të caktuara të Kosovës. Reshjet më të përqëndruara do të jenë në Rrafshin e Kosovës, ndërsa në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, pritet të jenë fare të pakta.

Në zonat malore, veçanërisht në jug të vendit, trashësia e borës pritet të arrijë mbi 20 cm! Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, respektivisht gjatë pasditës, me maksimale prej 2 deri në 8°C në shkallë vendi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera