Lajme

Përgatitjet për zgjedhje, KQZ shpall tender 80 mijë eurosh për furnizim me material administrativ për vendvotime

Autori: Gazeta inFokus 11:33 | 27 August 2024

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare që do të mbahen më 9 shkurt.

Në faqen zyrtare të prokurimit publik, figuron tenderi i KQZ’së për furnizim me material administrativ për pakot e vendvotimeve për zgjedhje. Për këtë qëllim, Komisioni planifikon të shpenzojë 80 mijë euro.

Me këtë kontratë parashihet furnizimi me 9 mijë lapsa shkollor me gomë, 9 mijë vizore, 9 mijë gërshërë, kimika të kaltërt për votuesit, mbrehëse lapsi nga metali, Post Notes, letra higjiene, qese të plastikës etj.

-Advertisement-

Furnizimi duhet të kryhet 30 ditë nga dita e dhënies së kontratës.

Kompanitë e interesuara për të kryer furnizimin kanë afat të dorëzojnë ofertat deri më 17 shtator në orën 13:00, kur edhe do të bëhet hapja e tenderëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera