Lajme

Përgatitjet për protestë, Basha hesht për 13 milionët e hotelit në Vlorë

Autori: Gazeta inFokus 15:23 | 14 January 2018

Lulzim Basha takon çdo ditë demokratët në përgatitjet për protestën e 27 Janarit kundër qeverisë. Takimin e fundit e bëri në Vorë, ku foli për faturat që duhet të paguajnë shqiptarët në borxh me KESH dhe për faturën e konçensioneve.

Por Basha ka vendosur të mos flasë për një faturë tjetër që duhet të paguajnë shqiptarët për faj të Edi Ramës.

Vendimi i Strasburgut detyroi qeverinë t’i kalojë 13 milion euro pronarëve të hotelit që u shkatërrua me tritol.

-Advertisement-

Pavarësisht se në konflikt interesi, (një nga pronarët e hotelit është vjehrri i Bashës) kreu i Partisë Demokratike nuk e ka përmendur në asnjë takim këtë skandal të qeverisë.

Heshtja e tij lë hapësirë për interpretime dhe në media kanë nisur të hidhen dyshimet e para se fatura prej 13 milion eurosh ishte pjesë e marrëveshjeve okulte mes Bashës dhe Ramës.

Në Vorë, Basha foli për protestën e 27 Janarit. Kreu i PD-së pret nga mbështetësit e tij të dalin në protestë kundër qeverisë për t’i treguar se “banda e Edi Ramës është e papranueshme”.

“Qytetarët në këmbë me pjesëmarrje masive popullore do të jenë mesazhi më i qartë, që do të flasë më qartë se çdo fjalim politik. Se sundimi i krimit, se sundimi i Edi Ramës dhe bandës së tij në Shqipëri kanë marrë fund dhe janë të papranueshëm.”- u shpreh Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera