Përgatitjet finale në Gjykatën Themelore në Gjakovë para lansimit të sistemit online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale
Autori: Gazeta inFokus 18:55 | 08 December 2022
Shumë shpejt pritjeve të qytetarëve për të marrë certifikatën e gjendjes penale, do t’i vie fundi. Kjo sepse me 16 dhjetor pritet që të hyjë në funksion sistemi online për nxjerrjen e certifikatës së gjendjes penale, në të cilin është duke u punuar tash e një kohë të gjatë nga Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian “ Sistemi Qendror i Evidencës Penale”.
Sistemi i krijuar nga ky projekt është sistem qendror, i shpejtë, i sigurt dhe modern dhe i cili do ta afrojë Kosovën dhe qytetarët e saj më afër BE-së.
Ky sistem dhe shërbimet e tij janë padyshim një arritje e rëndësishme për projektin, sistemin e drejtësisë dhe në fund të fundit për qytetarët që mund të marrin certifikatën për gjendjen penale, falas, online nga komoditeti i shtëpive të tyre.
Financues i këtij projekti është zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ndërsa implementues i projektit është kompania vendore “Kosovo Legal Services Company” të cilët tashmë një kohë të gjatë merren me projekte të sistemit të drejtësisë në Kosovë.
Në kuadër të këtij projekti në prag të finalizimit të tij, KLSC-ja dhe një pjesë e stafit që kanë punuar në këtë projekt, kanë vizituar Gjykatën Themelore në Gjakovë. Kjo për të shprehur mirënjohjen për bashkëpunimin gjatë punës për finalizimin e këtij sistemi online.
Në këtë takim në Gjykatën Themelore në Gjakovë, drejtori i KLSC-së, Bardhyl Hasanpapaj, ka falënderuar ata për punën dhe bashkëpunimin e pakursyer përgjatë kësaj periudhe implementuese.
“Ne kemi ardhë drejt fundit të projektit dhe Gjykata e Gjakovës ka qenë një prej gjykatave me të cilën kemi bashkëpunuar më së miri. Dhe shpesh e kemi marrë shembull për përkushtimin për korrektësinë për angazhimin që e ka pasë për mënyrën e organizimit të punës. U bë një kohë e gjatë që po punojmë në këtë fushë dhe ne nuk mund ta lënim thjesht me përfundimin e projektit i cili do të përfundojë muajin e ardhshëm ne fund të janarit zyrtarisht pa ardhë edhe një herë këtu edhe një shenjë mirënjohjeje edhe në shenjë falënderimi por edhe si moment i fundit para se të largohemi që nëse ka ngel diçka që ndoshta gjatë kësaj kohë se kemi pasë parasysh aq sa duhet me i shfrytëzu edhe këto dy muajt e fundit pavarësisht që është kohë festash por për ndonjë intervenim përfundimtar të fundit”, ka thënë Hasanpapaj.
Ndërsa Kryetari i Gjykatës në Gjakovë, Nikollë Komani, e quajti një projekt madhor e më të rëndësishmin deri më tash në sistemin gjyqësor në vend.
“Kësaj ceremonie i kanë paraprirë disa aktivitete që janë zhvilluar më herët ku kemi marrë pjesë edhe së bashku. Ky është një ndër projektet më të rëndësishme për sistemin tonë gjyqësor edhe benefitet janë shumë të mëdha jo vetëm për sistemin gjyqësor por edhe për qytetarët në përgjithësi. Kështu që unë ju siguroj që me stafin këtu përpjekjet e angazhimi do të jetë maksimal që projekti pra ky program të mos dështojë. Do të gjejmë metoda dhe modalitete”, ka thënë Komani.
Ai ka premtuar se do të vazhdojnë punën që ky puna që ky projekt të vazhdojë dhe të ketë suksesin që meriton.
Sistemi do të funksionojë përmes e-Kosova dhe nxjerrja e certifikatës online është falas. Përderisa marrja e të njëjtit dokument në Gjykata përveç që merr kohë është edhe me pagesë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
E dhimbshme, ndahet nga jeta në moshë të re zyrtarja ligjore e Gjykatës në Deçan
Ka vdekur sot në moshë të re Rinora Qorraj, e cila ishte zyrtare ligjore në G...
-
900 milionë eurot e kushtëzuara të BE’së për Kosovën, Lajçak e përmend edhe një herë Planin e Rritjes
Emisari Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka shkruar një cicërimë...
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...