Lajme

Përgatitje për luftë, SHBA nis forcimin e kufijve të Ukrainës!

Autori: Gazeta inFokus 12:50 | 29 December 2021

Edhe pse bisedimet me Moskën u vendosën të mbahen në janar, tensionet ende nuk janë fashitur dhe trupat ruse vazhdojnë të qëndrojnë kërcënuese në kufirin me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të financojnë projekte ku përfshihet vendosja e pajisjeve të vëzhgimit dhe monitorimit, me qëllimin të forcohen kufijtë që Ukraina ndan me Rusinë dhe Bjellorusinë.

Kievi e akuzon Moskën se grumbullimi i trupave të saj ka vetëm një synim, e ai është të përgatiten për një ofensivë ndaj Ukrainës.
Rusia mohon të ketë planifikuar ndonjë sulm dhe akuzon Kievin e Washingtonin për sjellje destabilizuese.

-Advertisement-

Ajo këmbëngul nga ana tjetër që të marrë nga perëndimi garanci se NATO-ja nuk do të zgjerohet në lindje. Sipas Shërbimit Kufitar ukrainas, projektet e financuara nga SHBA kalin një vlerë prej 20 milionë dollarësh.

Ato parashikojnë blerjen e sistemeve të regjistrimit dhe dronë, por edhe pajisje të tjera mbrojtëse për rojet kufitare. Ukraina, që aspiron që një ditë t’i bashkohet Aleancës Veri-Atlantike, ka përfituar një sërë donacionesh nga SHBA-ja që prej vitit 2018, përfshirë municion dhe raketa të tipit Javelin, lëvizje këto që kanë acaruar Moskën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera