Sport

Përfundon takimin ndërmjet PSG-së dhe Bayern Munchenit, kjo skuadër kalon në gjysmëfinale

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 13 April 2021

Ka përfunduar dueli kthyes ndërmjet PSG-së dhe Bayern Munchenit, i zhvilluar në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pavarësisht humbjes në shtëpi me rezultat minimal 1-0, Paris Sanit Germani është kualifikuar në gjysmëfinale të garës më prestigjioze për klube në Evropë.

Me rezultat të përgjithshëm 3-3, por falë golave mysafir (2-3) parisienët kanë kaluar në rrethin tjetër të kësaj gare, duke i eliminuar kampionët aktual të Evropës.

-Advertisement-

Në takimin e sontem të luajtur në ‘Parc des Princes’, golin e vetëm për ‘bavarezët’ e realizoi Maxim Choupo-Moting në minutën e 40’ të ndeshjes.

PSG-së në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve do të takohet me fituesin e duelin të nesërm ndërmjet Dortmundit dhe Manchester Cityt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera