Sport

Përfundon takimi ndërmjet Trepçës ’89 dhe Feronikelit

Autori: Gazeta inFokus 15:59 | 18 October 2020

Trepça ’89 dhe Feronikeli i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras pa gola 0-0, në duelin e vlefshëm për javën e gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë përkundër disa rasteve të mira për shënimi, asnjëra skuadër nuk arriti ta gjente rrugën e golit.

Për Feronikeli debutoi trajneri i ri, Koldian Duru, i cili e zëvendësoi Afrim Tovërlanin e dorëhequr.

-Advertisement-

Pas këtij barazimi Trepça ’89 renditet e gjashta me 7-të pikë, ndërsa Feronikeli i shtati me 6-të sosh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera