Sport

Përfundon takimi ndërmjet Leipzigut dhe Atheltico Madridit, kjo skuadër kalon në gjysmëfinale (VIDEO)

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 13 August 2020

Leipzigu ka kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi ka mposhtur Athletico Madridin me rezultat 2-1, duke e eliminuar kështu nga gara me prestigjioze për klube në Evropë, shkruan Gazeta inFokus.

Golin e parë në këtë takim e shënuan lojtarët e Leipzigut në minutën e 51’.

Falë një super aksioni të ndërtuar nga futbollistët e skuadrës gjermane, Dani Olmo realizoi me kokë për rezultatin 1-0.

-Advertisement-

Athletico Madridi nuk u dorëzua dhe në minutën e 71’, e barazoi rezultatin 1-1, me golin e shënuar nga Joan Felix, i cili realizoi nga pika e bardhë.

Golin e kualifikimi për Lepizugn e shënoi Tyler Adams në minutën e 88’ të ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Lepzigu në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve takohet me PSG-në, që mbrëmë e ka eliminuar Atalantan, pasi e ka mposhtur në fund të ndeshjes me rezultat 2-1./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera