Sport

Përfundon takimi ndërmjet Empolit dhe Romës   

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 23 January 2022

Skuadra e Romës ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në elitën e futbollit italian, shkruan Gazeta inFokus.

Romakët kanë triumfuar në udhëtim te Empoli me rezultat 4-2, në sfidën e vlefshme për xhiron e 23-të në Serie A.

Golat për ekipin e drejtuar nga Jose Mourinho i shënuan Tammy Abraham (24’), Gianluca Mancini (33’), Sergio Oliveira (35’) dhe Nicolo Zaniolo (37’).

-Advertisement-

Kurse golat për skuadrën vendase i realizuan Andrea Pinamonti (55’) dhe futbollisti me prejardhje shqiptare Nedim Bajrami (72’).

Pas kësaj fitoreje, Roma renditet e gjashta me 38 pikë, kurse Empoli mbetet i 12-ti me 29-të sosh./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera