Sport

Përfundon takimi mes Arbërisë dhe Ballkanit

Autori: Gazeta inFokus 16:11 | 16 October 2020

Ka përfunduar takimi mes Arbërisë dhe Ballkanit, ndeshje kjo që u zhvillua në kuadër të javës së gjashtë në Superligë, shkruan Gazeta inFokus.

Suharekasit arritën të përmbysnin rezultatin, duke dalur kështu triumfues në këtë duel.

Arbëria kaloj e para ne epërsi në minutën e 35’, falë golit të realizuar nga Sunaj Hasan.

-Advertisement-

Me të nisur pjesa e dytë, në minutën e 54’, Mirlind Dallku, barazoi rezultatin, i cili u përmbys dhjetë minuta më vonë nga Almir Kryeziu.

Suharekasit  barazuan sërish në minutën e 72’, kurse epërsinë e morën pas dhjetë minutash me golin e Dakut, i cili shënoj nga pika e bardhë.

Ermal Krasniqi shënoj golin e katërt për mysafiret në minutat e fundit të takimit për rezultatin përfundimtar 4-2.

Pas kësaj fitore Ballkani vazhdon të mbaj pozitën e parë me 16 pikë, kurse Arbëria në vendin e tretë me 8 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera