Përfundon takimi i komisioneve nga Kosova dhe Shqipëria, shkëmbejnë informacione reciproke
Autori: Gazeta inFokus 12:23 | 25 January 2022
Ka përfunduar takimi në mes të Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Shqipërisë.
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, tha se ky takim kishte për qëllim të dëshmonte edhe një herë bashkëpunimin në mes këtyre dy komisioneve.
Musliu tha se është shumë i nevojshëm një bashkëpunim i tillë për të siguruar një qeverisje të mirë në të dyja shtetet.
Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
“Takimi ynë i përbashkët kishte për qëllim që edhe një herë ta dëshmojmë bashkëpunimin tonë me Komisionin për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Edhe në të kaluarën dy parlamentet kanë bashkëpunuar ngushtë me njëra-tjetrën por edhe tash është më se e nevojshme dhe më se e domosdoshme që ne të bashkëpunojmë që të sigurojmë një qeverisje të mirë në të dyja shtetet, që të kemi respektim të të drejtave të njeriut dhe lëvizjes së lirë, dhe po ashtu kemi nevojë që të shkëmbejmë përvojat në mes të dy shteteve duke pasur parasysh që Shqipëria ka përvoja më të gjatë sesa shteti ynë”, ka thënë Musliu.
“Kur kemi shtete të sigurta atëherë padyshim se do të kemi edhe mundësi më të mëdha edhe të invesitmeve, zhvillimit ekonomik dhe zhvillimit jetësor në përgjithësi”, ka shtuar ajo.
Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço, tha se kanë ardhur në Kosovë për të shkëmbyer informacione reciproke, sepse sipas tij, këto dy shtete kanë çka përfitojnë nga njëra-tjetra.
“Kemi ardhur për të shkëmbyer informacione reciproke në funksion të inteligjencës sepse kemi çka përfitojmë nga njëri-tjetri. e shohim se të dy komisionet tona sa më të sigurta të jenë duke shkëmbyer informacione, më mirë do të jenë në dobi të qytetarëve. Komisioni i Sigurisë Kombëtare ka një të veçantë ndryshe nga komisionet e tjera parlamentare sepse ka të bëjë me shërbimet inteligjente në emër të zbatimit të ligjit, ky ka qenë barrikada që kemi dashur të vendosim në mes të zbatimit të ligjit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut”, ka thënë Naço.
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...