Sport

Përfundon takimi Drenica – Arbëria

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 20 October 2020

Ka përfunduar takimi mes Drenicës dhe Arbërisë, sfidë kjo që u luajt në kuadër të javës së shtatë në Supeligën e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Arbëria ka arritur të fitoj si mysafire në “Bajram Aliu” në Skënderaj me rezultat minimal 1-0.

Golin për mysafiret ishte dhuratë e Genc Hamitit, i cili pas një gabimi të vogël e dërgoi topin e portën e tij, duke shënuar autogol.

-Advertisement-

Ky ishte goli i vetëm i këtij takimi, duke ia siguruar kështu Arbërisë dhe tre pikë të tjera.

Pas kësaj fitore, Arbëria gjendet në vendin e pestë në tabelë me 8 pikë të grumbulluara./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera