Përfundon me sukses provimi i maturës shtetërore
Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 24 June 2017
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore ka përfunduar me sukses dhe i tërë procesi ka shkuar sipas planit dhe dinamikës së paraparë. Këtë konstatim, Komisioni e ka bazuar në raportet, të cilat kanë ardhur nga terreni, respektivisht nga të gjitha qendrat ku është organizuar tesimi për rreth 25 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriterët dhe kërkesat për t’iu nënshtruar këtij testi.
KShM bën të ditur se Provimi ka filluar me kohë në të gjitha qendrat, pasi që testet janë shpërndarë dhe nuk ka pasur mungesa të testeve. Po ashtu, administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë në qendrat ku kanë qenë të caktuar.
Si gjithmonë, KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, e në veçanti mediat, të cilat janë një nga monitoruesit më të mirë, që po ndihmojnë shumë me raportimin e vazhdueshëm.
Sikur edhe në pjesën e parë të Provimit të Maturës, e cila u mbajt më 14 qershor, KShM thekson se edhe në këtë pjesë, tentimet për kopjim dhe shpërndarje të testit në rrjetet sociale kanë qenë shumë më të pakta se në të kaluarën. Ndërsa, edhe në rastet kur ka pasur tentime të tilla, janë identifikuar dhe raportuar dhe ndaj tyre do të merren masat që i përcakton Ligji.
Provimi është mbajtur në 201 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 2100 administrues dhe 600 komisionerë.
Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore do të publikohen 3 korrik 2017 në të gjitha shkollat ku nxënësit kanë mbarura shkollimin e mesëm të lartë
Të tjera
-
Kurti akuzohet se logon e 25 vjetorit të çlirimit e kopjoi nga lokali i Ridvan Muharremit
Ish-deputeti i partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, e ka ak...
-
Orë dore, vazo arkeologjike, e monedha lire – Komuna e Fushë Kosovës ndan dhurata për zyrtarët që pensionohen
Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur që të ndaj disa dhurata për zyrtarët që do...
-
BE: Të gjitha vendimet për Urën e Ibrit duhet të bëhen në kuadër të dialogut
Nga Zyra e Bashkimit Evropian kanë thënë se çdo vendim lidhur me Urën e Ibrit...
-
Gërvalla dhe Kusari-Lila vazhdojnë takimet në Kanada, i njoftojnë deputetët atje për situatën politike në vend
Miqësia mes Kosovës dhe Kanadasë, e bazuar në vlera të përbashkëta demokratik...
-
Rra*hu nënën e tij, arrestohet biznesmeni gjilanas
Rinas Demiri, biznismeni gjilanas, pronar i qendrës tregtare ‘Agmia Center’ n...
-
Konjufca: Kosova e përkushtuar ndaj vlerave dhe parimeve të Këshillit të Evropës
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ka pritur sot në takim shefen e ...
-
KOMF alarmon “shërbimet për fëmijët po mbyllen”
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka organizuar aktivitetin...
-
Arrestimi i shtatë administratorëve të “Albkings”, Haxhiu: Për shumë gra dhe vajza, ky grup famëkeq do të mbetet pla*gë jetësore
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...
-
Kurti bëri homazhe në Marinë, në 25- vjetorin e rënies së Rasim Kiçinës dhe Ragip Halilajt
Në nderim të rënies heroike të dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, kry...
-
Juria vendos për Trumpin, çfarë mund t’i ndodhë ish presidentit amerikan?!
Çështja penale ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump i është afruar fund...
-
Borell jep alarmin: Konfliktet do dalin jashtë kontrollit, përfshirë Ballkanin!
Europa po përballet me dy luftëra të vështira pranë kufijve të saj shumë tens...
-
Haxhiu e mirëpret arrestimin e shtatë administratorëve të “Albkings”
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se e mirëpret angazhimin in...