Lajme

Përfundon sot ura më e madhe në botë Hong Kong-Zhuhai-Makao

Autori: Gazeta inFokus 08:31 | 02 May 2017

Puna për përfundimin e një tuneli nëndetar, pjesë e urës që lidh Hong Kong-Makao-Zhuhai do të përfundojë sot në Zhuhai.

Bëhet e ditur se ka përfunduar e gjithë puna përgatitore. Kjo është pjesa e fundit e një tuneli nënujor me gjatë mbi 5.6 kilometra.

Meteorologët u mblodhën gjithashtu në Zhuhai për monitorimin e motit dhe të kushteve detare si dhe për të siguruar një lidhje sa më të mirë të tunelit.

-Advertisement-

Wang Zhanggui nga Qendra Kombëtare e Parashikimit të Mjedisit Detar

“Nevojiten kërkesa të rrepta për instalimin e konektorit përfundimtar. Është tepër e vështirë të përmbushen të gjitha kërkesat në të njëjtën kohë, për shkak të kushteve të erës e kërkesave të tjera si dhe nuk duhet të ketë tajfunë apo rrjedhje uji gjatë istalimit.”

Seksioni i fundit do të arrijë në një thellësi 28 metra nga shtrati detar.

Me t’u vendosur, zhytësit do të sigurojnë garantimin e precisionit dhe të sigurisë së procesit të instalimit.

Kjo urë do të jetë ura më e madhe në botë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera