Lajme

Përfundon seanca për rastin e Aulon Zekës, ja çka u vendos

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 06 December 2017

Ka përfunduar seanca e parë për rastin e gjykimit të vrasjes së 16-vjeçarit nga Prishtina, Aulon Zeka.

Avokati i familjes Zeka, Skender Musa, ka konfirmuar për express se ka prova të mjaftueshme për rastin në fjalë, derisa seanca e radhës është caktuar të mbahet më 25 dhjetor.

Ndryshe, ligji për të mitur dënimin maksimal e parasheh diku deri në 10 vite.

-Advertisement-

I ndjeri Zeka u vra në shtator të këtij viti në kryeqytet ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera