Lajme

Përfundon seanca ndaj të dyshuarve për vrasjen e Ivanoviqit

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 17 December 2018

Ka përfunduar seanca në të cilën është shqyrtuar kërkesa për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarve për përfshirje në vrasjen e politikanit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviqit.

Nesër do të merret vendimi nëse do të vazhdohet apo do të përfundojë masa e paraburgimit.

-Advertisement-

Avokatët thanë se është marri gjykimi që është bërë deri tani. Sipas tyre, janë për t’u intervistuar 40 dëshmitarë, që për ta janë të panjohur.

Ndryshe, Gjykata Themelore  të pandehurve N.S, M.R dhe D.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin veç e veç, nga data 23.11.2018 deri me datë 23.12.2018. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera