Lajme

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 11:21 | 24 August 2017

Drejtuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, e ka shpallur të mbyllur vazhdimin e  seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.

As gjatë seancën së sotme nuk u zgjodh kryetari i Kuvendit të Kosovës, shkruan Infokusi.com

Përfaqësuesi i PAN-it, Enver Hoxhaj, ka kërkuar më shumë kohë derisa të bëjë të mjaftueshme votat për krijimin e qeverisë

-Advertisement-

Po ashtu gjatë seancës pati një përballje të fuqishme mes kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli  dhe kandidatit për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, shkruan Infokusi.com

Gjatë përballjes u përmend edhe aktivisti i Vetëvendosjes tashmë i ndjerë, Astrit Dehari ku Veseli tha se e kanë marrë në qafë VV dhe ditën që do ta marrin pushtetin do ta harrojnë ndërsa Kurti tha se do të kërkojnë drejtësi deri në zbardhjen e rastit te Deharit./INFOKUSI

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera