Lajme

Përfundon seanca e Kuvendit të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 13 November 2018

Seanca e sotme Kuvendit të Kosovës ka përfunduar disa minuta pasi ka filluar.

Kryesuesi i seancës, Xhavit Haliti ka bërë të ditur se punimet e seancës janë mbyllur, shkruan Gazeta inFokus.

“ Seancën e kemi thirr si kryesi me kërkesë të kryeministrit dhe jemi në seancë, konstatoj që seanca nuk ka qenë e përgatitur për t’u thirr edhe pse është bërë kërkesa dhe seancën e shpalli të mbyllur”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Haliti ka shtuar gjithashtu se seanca tjetër mund të thirret nga kryeministri apo deputetët.

“Seanca tjetër qoftë për këto çështje apo për çështje të tjera mund të thirret nga kryeministri apo deputetët””, ka përfunduar ai.

Ndryshe kjo seancë ishte thirrur nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj të në të cilën prej të bëhej shqyrtimi dhe miratimi i pakos së ligjeve për sundim të ligjit dhe agjendën integruese evropiane.

Të pranishëm në këtë seancë ishin vetëm 41 deputetë/Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Hoti: Haradinaj nuk erdhi në seancën që e thirri vet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera