Lajme

Përfundon seanca e gjykimit ndaj Gucatit dhe Haradinajt, kjo është data kur ata do të dalin përsëri para trupi gjykues

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 07 October 2021

Më 18 tetor do të mbahet seanca e radhës e gjykimit të Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinaj.

Kështu u bë e ditur në përfundim të seancës së sotme, shkruan Gazeta Infokus.

Derisa në gjykimin e radhës pritet që të dëshmoj edhe dëshmitari i parë.

-Advertisement-

Gjatë ditës së enjte, ish krerëve të OVL-e UCK-së, iu është lexuar aktakuza.

Haradinaj akuzohet së basku më ish kryetarin e OVL-UCK, Hysni Gucatin se në prill dhe shtator 2020, bën deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me ZPS-në dhe për persona të tjerë, duke i quajtur ata, ndër të tjera, gënjeshtarë, bashkëpunëtorë dhe tradhtarë

Ata akuzohen edhe se shpërndanë pa autorizim informacion konfidencial dhe jopublik në lidhje me hetimet konfidenciale të Task Forcës Hetimore Speciale (‘TFHS’) dhe ZPS-së, inkurajuan të tjerë të shpërndanin më tej informacionin jopublik.Sipas Dhomave të Specializuara të dy organizuan dhe bashkërenduan së bashku me disa të tjerë shpërndarjen e paautorizuar të informacionit konfidencial dhe jopublik dhe veprime të tjera në lidhje me të./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera