Përfundon rrethi i dytë i kupës së Kosovës në futboll

Autori: Gazeta inFokus
16:47 | 27 November 2018
Kanë përfunduar takimet e rrethit të dytë në kadër të kupës së Kosovës.
Ndeshja kryesore e ditës, ajo mes Drenicës dhe Prishtinës përfundoi me barzim 0-0 dhe kështu të dyjat skuadrat kanë shkuar në vazhdime e pastaj kanë ekzekutuar edhe penalltitë për të vendosur se cila skuadër do të kaloj në rrethin e tretë, shkruan Gazeta inFokus.
Më të saktë nga ekzekutimi i penalltive doli të jetë skuadra e Prishtinës e cila arriti të fitojë me rezultat 5-4. Shkelzen Lushtaku ishte i pari i cili gjuajti për skuadrën e Drenicës, por gjuajtjen e tij e ndali portieri Visar Bekaj. Drenica u rikthye në lojë, kur Mergim Pevqeli humbi penaltinë pasi goditja e tij përfundoi mbi portë.
Shpëtimtari i Prishtinës përsëri ishte portieri fantastik Visar Bekaj, i cili kësaj radhe me këmbë ndali gjuajtjen e Hysen Tahirit. I saktë në penalltinë e fundit për Prishtinën, u tregua djaloshi Donat Hasanaj, dhe kështu Prishtina e Mirel Josës kaloi në rrethin tjetër të kupës së Kosovës.
Në Obiliq, ndeshja mes KEK-ut dhe Flamurtarit ka përfunduar me fitoren e skuadrës mysafire me rezultat 0-1.
Trajneri Ismet Munishi me skuadrën e tij Vllaznimi kanë arritur të fitojnë me rezultat 3-0 përball Bashkimit të Koretnikut.
Fitoret më të thella në këtë rund janë arritur nga Liria e Prizrenit e cila mposhti 11-0 Lugon e Baranit, si dhe Ferizaji fitoi 6-2 përball Vllaznis së Zhurit.
Këto janë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të sotme të rrethit të dytë të kupës së Kosovës.
Drenica – Prishtina 0-0 (4-5)Penallti
KEK-u – Flamurtari 0-1
Sharri – Gjilani 2-2 (pas vazhdimeve, 2-5)
Bashkimi (K) – Vëllaznimi 0-3
Drenasi – Ballkani 0-1
Dukagjini – Arbëria 3-1
Istogu – Ramiz Sadiku 3-0
Lugu i Baranit – Liria 0-11
Fushë Kosova – Onix 3-2
Vllaznia (P) – Besa 1-2
Ferizaj – Vllazëria (Zh) 6-2
Kika – Vushtrria 2-0./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe erëra ende paksa të ftohta n...
-
“Ai duhet të japë dorëheqje”, Veliu: LDK-në në 12 për qind e sollën Vjosa Osmani edhe Lumir Abdixhiku
Ish-ministri i Brendshëm nga radhët e LDK-së dhe ish kryetari i Podujevës, Ag...
-
“LDK ka takuar Krasniqin e Haradinajn”
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri në ”Click” të RTV21 tha se gjatë javëve të ...
-
Deda: Nëse Hoti ka prit që LDK-ja i merr 200 mijë vota, le të na tregon qysh
Analisti politik, Ilir Deda, ka folur për pakënaqësitë e deputetit Avdullah H...
-
Vetëvendosje akuzon PZAP’në se legalizoi “keqpërdorimet e votave me postë”, paralajmërojnë ankesë në Supreme
Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë në detyrë, ka reaguar në lidhje...
-
Ukë Rugova: LDK është parti e hapur – përçarje nuk ka, Abdixhiku e ka përkrahjen e plotë të familjes sonë
Ukë Rugova, djali i presidentit Ibrahim Rugova, është pyetur për “përçarjen b...
-
Ministria e Pecit pagoi 66 mijë euro për t’i larguar mobiliet që nuk ekzistonin në objektin ku pati selinë AAK-ja
Ministria e Bujqësisë ka paguar 66 mijë euro për heqjen e mobilieve nga secil...
-
“Telenovela” politike, Rama sfidon Bashën po me këngë të Unikatilit
Në një replikë të fundit që ka shoqëruar diskursin politik të ditës, Kryemini...
-
VV paralajmëron ankesë në Supreme për votat e LDK-së me postë
Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar ankesë në Gjykatën Supreme pasi Paneli ...
-
Ambasada e Kosovës në Londër ofron ushqime tradicionale: Diplomatët njohën pasurinë e trashëgimisë sonë
Ambasada e Kosovës në Londër ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e Britan...
-
“Nëse veç një njeri thotë se Nexhati u kanë e ka pa me Bedri Rexhepin qetash nënshkruaj për burgim të përjetshëm”, Vllasaliu mohon se ka marrë pjesë në vrasjen e biznesmenit
Prishtinë- I akuzuari Nexhat Vllasaliu të mërkurën në Gjykatën Themelore në P...
-
Vuçiq diskuton për bashkëpunimin e Serbisë me NATO-n dhe çështje të zgjerimit me zyrtarët në Bruksel
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të mërkurën se ka një mori çështj...