Lajme

Përfundon rinumërimi i votave për dy parti rome

Autori: Gazeta inFokus 19:12 | 06 July 2017

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i të gjitha votave të dy subjekteve politike: Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PRBEK).

Rinumërimi është përmbyllur në kohë të shpejtë, pasi bëhet fjalët për rinumërimin e votave të vetëm dy subjekteve politike, ka bërë të ditur KQZ nëpërmjet një njoftimi.

Edhe pas rinumërimit, renditja e këtyre dy subjekteve ka mbetur të pandryshuara.

-Advertisement-

Partia Rome e Bashkuar e Kosovës kishte 955 vota para rinumërimit, ndërsa pas rinumërimit numri i votave të saj s’ka ndryshuar.

Kosovaki Nevi Romani Partia kishte 950 vota para rinumërimit, ndërsa pas rinumërimit i është shtuar një votë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera