Lajme

Përfundon rinumërimi i 117 kutive të votimit

Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 04 July 2017

Ka përfunduar rinumërimi i 117 kutive të numërimit sipas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Këtë e ka konfirmuar për “Zeri.info, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

“Në orën 14:00 është përmbyllur rinumërimi i të gjitha kutive të votimit”, ka deklaruar për “Zeri.info”, Elezi.

-Advertisement-

Sipas tij, tani që ka përfunduar rinumërimi i të gjitha kutive të votimit, KQZ-ja duhet të pres vendimin e Gjykatës Supreme për t’i certifikuar rezultatet.

“Pas kësaj, KQZ-ja do të presë edhe vendimmarrjen e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat eventuale për të proceduar tutje drejt certifikimit të Rezultateve Përfundimtare”, ka thënë Elezi për “Zeri.info”.

I pyetur se sa mund të zgjas ky proces, ai ka thënë se kjo varet nga vendimi i Gjykatës Supreme.

“Duhet të presim Supremen se çfarë vendimesh do të marrë në rast të ndonjë ankese eventuale”, ka deklaruar Elezi për “Zeri.info”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera