Sport

Përfundon rekordi i Ronaldos në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 27 April 2018

Rekordi për gola të shënuar në 11-të ndeshje me radhë në Ligën e Kampionëve është ndërprerë në “Allianz Arena”, shkruan infokusi.

Real Madridi e ka ftuar 2-1 ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër Bayern Munich, ku Cristiano Ronaldo “agjëroi” për herë të parë pas 11-të sfidave.

LEXO EDHE: Ky është bomberi i Evropës

-Advertisement-

Portugezi theu rekord historik duke u bërë lojtari i parë ndonjëherë që shënon në 11 ndeshje të njëpasnjëshme në këtë garë – 10 këtë edicion si dhe në finalen e kaluar të Ligës së Kampionëve.

Në këto 11 ndeshje, Ronaldo ka realizuar në total 17 gola – 15 këtë edicion, dhe është golashënuesi më i mirë.

Ky rekord u ndërpre në Gjermani nga Bayern Munich, por Ronaldo është i lumtur me faktin se skuadra e tij mori një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në “Santiago Bernabeu”. /infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera