Lajme

Përfundon protesta e veteranëve

Autori: Gazeta inFokus 13:41 | 06 June 2022

Ka përfunduar protesta e veteranëve para Kuvendit të Kosovës.

Veteranët kanë dalë të protestojnë për mos përfshirjen e tyre në ngritjen e pagës minimale që është propozuar nga qeveria.

Kjo ishte paraparë të votohej sot në Kuvendin e Kosovës, por nuk kaloi për shkak të mungesës së kuorumit.

-Advertisement-

Pas përfundoi seanca, u shpërndanë edhe protestuesit të cilët hynë në oborrin e Kuvendit.

Aty u përdor edhe gaz lotsjellës, por që ende nuk dihet sigurt se kush e gjuante.

Teksa, policia me anë të një komunikate ka mohuar se kanë gjuajtur gaz lotsjellës, derisa protestuesit u ankuan se vinte nga ndërtesa e Kuvendit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera