Lajme

Përfundon protesta e Shërbimit Korrektues, paralajmërohet një tjetër

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 11 February 2019

Ka përfunduar protesta e punëtorëve të Shërbimit Korrektues.

Kryetari i sindikatës Zenun Sadikaj ka paralajmëruar se edhe të enjten në Prishtinë do të protestojnë.

Ai i ka bërë thirrje presidentit që mos ta dekretoi ligjin për paga.

-Advertisement-

Punëtorët e Shërbimit Korrektues nisin protestën

Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë të cilët tani veçse kanë nisur protestën një orëshe, që e kanë paralajmëruar ditë më parë.

Sindikalistët e Shërbimit Korrektues kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.

Ata po ashtu po kërkojnë që rrezikshmëria të jetë 40 për qind, pasi që thonë se puna e tyre nuk është e lehtë.

Protesta nisi në shenjë proteste për mos-rritjen e koeficientit dhe mos-barazimin e tyre me Policinë e Kosovës siç u kishte premtuar ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri.

Zenun Sadikaj, kryetar i Sindikatës, ka thënë se po ndihen të tradhtuar.

Gardianët aktualisht po mbajnë pankartat me mbishkrimet “Kërkojmë koficient të njëjtë me Policinë e Kosovës”, “Ministër se mbajte premtimin” etj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera