Lajme

Përfundon protesta e opozitës

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 26 May 2018

Pas rreth dy orësh, ka përfunduar edhe protesta e opozitës, që pavarësisht tentative sporadike, mund të thuhet se u mbyll në mënyrë të qetë e paqësore.

Protestuesit u grumbulluan fillimisht në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, ku mbajti fjalën e tij edhe lideri i PD-së, Lulzim Basha.

Ai bëri thirrje për t’u bashkuar kundër qeverisë në pushtet, që zhvat qytetarët dhe i shërben krimit e oligarkëve.Më pas Basha ftoi protestuesit të marshojnë drejt qendrës së Tiranës, pranë ambienteve të Ministrisë së Brendshme, brenda të cilës ndodhej edhe ministri Fatmir Xhafaj.

-Advertisement-

Incidentet e para u regjistruan para kryeministrisë, teksa turma po largohej për te godina e Ministrisë së Brendshme. Disa protestuesë hodhën flakadanë dhe sende të tjera, drejt forcave të policisë, por që gjithçka përfundoi shpejt dhe qetësisht.

Më pas, protestuesit rrethuan godinën e Ministrisë së Brendshme, ku krahas thirrjeve “Xhafaj Ik!”, tentuan disa herë të çajnë kordonin policor, që ruante perimetrin e sigurisë.Në momentin që situata po shkonte drejt agravimit, ishin deputetë të PD-së, me në krye liderin e opozitës, Basha, që u vunë në krye të turmës dhe ftuan protestuesit të largohen, drejt selisë së PD-së.Pikërisht në ‘shtëpinë e opozitës’, Basha mbajti edhe nëj fjalim të fundit, ku falënderoi protestuesit dhe tha se bashkë me ta sot foli edhe Europa, që refuzoi hapjen e negociatave me qeverinë e krimit.

Aktualisht shumica e protestuesve janë shpërndarë, ndërsa një numër i konsiderueshëm e tyre, ndodhen ende në ambientet e selisë së Partisë Demokratike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera