Lajme

Përfundon protesta  

Autori: Gazeta inFokus 19:33 | 22 August 2018

Pak minuta më parë ka përfunduar protesta e organizuar sot për kërkimin e dorëheqjes së kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi. 

Në protestën e cila ka zgjatur pak më se një orë u kërkua dorëheqja e menjëhershme  e Lumezit dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj. 

Nën thirrjet “Lumez ik” dhe “Ramush Haraqi”, protestuesit u shpërndanë të qetë. 

-Advertisement-

Para protestuesve nga  shoqëria civile foli Imer Mushkolaj i cili tha se do të oragnizojnë edhe protesta të tjera me të njejtin qëllim. 

Pjesë e kësaj proteste ishin qindra qytetarë, në mesin e të cilëve edhe deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe personalitete të tjera.

Sipas organizatorëve protesta do të vazhdoj. /inFokus 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera