Sport

Përfundon pjesa e parë në ‘Rexhep Rexhepi’, mësoni rezultatin e sfidës Feronikeli – Gjilani

Autori: Gazeta inFokus 14:19 | 20 September 2020

Kanë përfunduar 45 minutat e parë të ndeshjes ndërmjet Feronikelit dhe Gjilanit, që po zhvillohet në kuadër të xhiros së parë të elitës së futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Pas pjesës së parë Feronikeli është duke fituar me rezultat 2-0, në takimin që po zhvillohet në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas.

Të dy golat për ‘industrialistët’ i ka realizuar sulmuesi Bedri Greca në minutën e 14’ dhe 42’.

-Advertisement-

Nikeli ishte skuadër më e mirë në 45 minutat e parë dhe me plotë meritë shkon në pushim me epërsinë e dy golave./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera