Sport

Përfundon pjesa e parë në ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam

Autori: Gazeta inFokus 21:48 | 17 June 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Holandës dhe Austrisë, që po luhet në kuadër të raundit të dytë në Grupin C, në Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën që po zhvillohet në stadiumin ‘Johan Cruijff Arena’ në Amsterdam, kombëtarja e Holandës ka shkuar në pushim me avantazh prej një goli.

Golin për holandezët e ka realizuar sulmuesi i Lyonit, Memphis Depay, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e 11’./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera