Sport

Përfundon pjesa e parë, Liverpooli po dominon bindshëm

Autori: Gazeta inFokus 22:28 | 28 May 2022

Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve në mes të Liverpoolit dhe Real Madridit.

Pas 45 minutash lojë, rezultati është ai i fillimit pasi që skuadrat nuk arritën të gjejnë portën, shkruan Indeksonline.

Anglezët kanë qenë më të rrezikshëm në pjesën e parë duke sulmuar vazhdimisht por që nuk gjetën golin.

-Advertisement-

Rastin më të mirë në pjesën e parë e kishte Mane në minutën e 21-të por që u prit nga portieri Courtois.

Në fund të pjesës së parë gol shënoi edhe Real Madridi por që goli u anulua edhe pasi u rishikua në VAR për një kohë të gjatë.

Kujtojmë se ndeshja fillimi i ndeshjes u vonua për më shumë se 30 minuta pas problemeve në hyrje të stadiumit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera