Sport

Përfundon pjesa e parë, Kosova shkon në pushim në epërsi

Autori: Gazeta inFokus 21:33 | 18 November 2020

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit mes Kosovës dhe Moldavisë, ndeshje kjo që po zhvilllohet në kuadër të Ligës C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ kanë shkuar në pushim në epërsi 1-0, falë golit të Lirim Kastratit në minutën e 30-të.

Ky ishte goli i parë i Kastratit për kombëtaren A.

Në minutën e 20-të, mbrojtësi Amir Rrahmani u detyrua të largohej nga fusha për shkak të një lëndimi që kishte pësuar në krah, kurse në vend të tij u inkuadrua, Fidan Aliti.

Ndeshja po zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë./Gazeta inFokus/

Të tjera