Sport

Përfundon pjesa e parë e takimit ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë

Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 13 June 2021

Ka përfunduar pjesa e parë e takimit ndërmjet Anglisë dhe Kroacisë, që po luhet në kuadër të Grupit D në Kampionatin Evropian të futbollit ‘EURO 2020’, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimit që po zhvillohet në ‘Wembley Stadium’, të dy këto kombëtare kanë shkuar në pushim prej 15 minutave me rezultat të barabartë 0-0.

Anglezët ishin më kërkues për gol dhe në minutën e 6’ kanë mundur të kalonin në epërsi, por goditjen e Phil Fodenit e ndali shtylla.

-Advertisement-

Deri në fund të 45 minutave të parë nuk pati më ndonjë rast të mirë për gol, ku ‘Tre Luanët’ dominonin me posedimin e topit, kurse kroatët ishin më shumë të fokusuar në mbrojtje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera