Sport

Përfundon pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë

Autori: Gazeta inFokus 16:48 | 18 November 2020

Ka përfunduar pjesa e parë e duelit ndërmjet Shqipërisë dhe Bjellorusisë, që po zhvillohet në kuadër të xhiros së fundit të Ligës së Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas 45 minutave të parë Shqipëria është duke fituar me rezultat 3-1, në sfidën që po luhet në ‘Air Albania Stadium’ në Tiranë.

Golat për ‘kuqezinjtë’ i kanë realizuar Sokol Cikalleshi (20’ dhe 27’) dhe Rey Manaj (44’), kurse për mysafirët ka shënuar Maksim Skavysh (35’).

-Advertisement-

Në rast se Shqipëria e fiton këtë takim nga edicioni i ardhshëm do të luaj në Ligën B të Kombeve./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera