Sport

Përfundon pjesa e parë e Lojës së Yjeve – skuadra e Xhakës në epërsi

Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 15 June 2019

a përfunduar pjesa e parë e takimit miqësor midis skuadrës së Milot Rashicës dhe Granit Xhakës, me rezultat 2 me 1 për këtë të fundit.

Kjo ndeshje me karakter humanitar është duke u zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Ishte futbollisti Ermir Lenjani (nga skuadra e Milot Rashicës) ai i cili realizoi golin e parë të kësaj ndeshje në minutën e 5-të.

Vetëm tre minuta pas golit të parë, Muharrem Sahiti arriti ta barazoi rezultatin në 1 me 1.

-Advertisement-

Pastaj Dardan Berisha arriti t’ia japë epërsinë skuadrës së Xhakës në minutën e 36-të.

Ndërsa minuta e 10-të iu dedikua legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, me ç’rast futbollistët e të dy skuadrave e duartrokitën dhe e përqafuan djalin e tij, Gramos Vokrrin, i cili ishte pjesë e ekipit të Granit Xhakës.

Kujtojmë se Loja e Yjeve është organizuar nga Komuna e Prishtinës dhe Artmotion me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Prishtinës nga forcat serbe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera