Lajme

Përfundon paraqitja e parë e Salih Mustafës në Hagë, nuk pranon të deklarohet

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 28 September 2020

Para disa minutave përfundoi edhe paraqitja e parë e ish eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa në sallën e gjyqit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë.

Mustafa në paraqitjen e parë nuk ka pranuar të deklarohet, ndërsa ka thënë që këtë do ta bëjë pas konsultimit me avokatin e tij.

“Nuk do të deklarohem sot, do të konsultohem me avokatin”, ka thënë shkurt Mustafa.

-Advertisement-

Aktakuza kundër Salih Mustafës u konfirmua më 12 qershor 2020.

Ish eprori i UCK-së është arrestuar me 24 shtator, nga njësi të EULEX-it ku u transferua për në Hagë.

Aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtar.

Mustafa ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve 1998-1999 ndërsa pas luftës kishte shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës e më pas edhe në Forcën e Sigurisë së Kosovës./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera