Lajme

Përfundon paraqitja e parë e Nasim Haradinajt para Speciales

Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 29 September 2020

Pak minuta më parë ka përfunduar paraqitja e parë e nenkryetarit të OVL-UCK, Nasim Haradinajt para Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë.

Haradinaj ka thënë se nuk e njeh këtë Gjykatë edhe po të vazhdojë punën edhe 500 vite, shkruan Gazeta inFoku .

Ndërsa gjatë seancës së parë avokati mbrojtës ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Haradinajt nga paraburgimi.

-Advertisement-

“Nasim Haradinaj nuk është i akuzuar për krime lufte dhe Gjykata nuk ka juridiksion për të gjykuar raste të tilla. Dua dhe kërkojë nga Gjykata që ta lirojë menjëherë nga paraburgimi.Ne do t’i dorëzojmë dukumentet e kërkuara brenda afatit të kërkuar”.

Sipas gjykatësit Haradinaj po akuzohet për frikësim, gjatë procedimit penal, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë.

Nasim Haradinaj është i arrestuari i tretë nga Gjykata Speciale./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera