Sport

Përfundon pa fitues dueli Valencia – Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 27 November 2019

Valencia dhe Chelsea i kanë ndarë pikë duke luajtur baras 2-2 në duelin e vlefshëm për xhiron e pestë të grupit H të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Rezultatin e zhbllokoi Valencia në minutën e 40’ me golin e shënuar nga Soler, ndërsa mysafirët e barazuan rezultatin pas vetëm një minute me anë të Kovacic.

Pjesa e parë u mbyll më rezultat të barabartë 1-1.

-Advertisement-

Pjesën e dytë më mirë e nisi Chelsea dhe në minutën e 50’ arriti të kaloj në epërsi me golin e Pulisic.

Valencia arriti ta barazoj rezultatin 2-2 në minutën e 82’ me golin e Wass, i cili shënoi për rezultatin përfundimtar 2-2.

Pas këtij barazimi Valencia renditet e para në grupin H me 8 pikë, ndërsa Chelsea renditet i dyti po ashtu me 8 pikë.

Edhe Valencia edhe Chelsea kalimin në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve do ta kërkojnë në xhiron e fundit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera