Lajme

Përfundon numërimi i votave në tri komuna të Anamoravës, ja kush ka fituar!

Autori: Gazeta inFokus 17:02 | 12 June 2017

Ka përfunduar numërimi i votave për zgjedhjet e 11 qershorit në tri komunat kryesore të rajonit të Anamoravës: Gjilan, Kamenicë dhe Viti.

Sipas numërimit zyrtar të të gjitha votave në këto tri komuna, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), del se Lëvizja Vetëvendosje ka fituar në të tri komunat.

Në Gjilan, Vetëvendosja ka arritur të fitojë 41.73 për qind të votave (17.133 vota), raporton Insajderi. Koalicioni LDK-AKR ka dalur i dyti në Komunën e Gjilanit, me 25.58 për qind të votave të fituara.

-Advertisement-

Në vendin e tretë ka përfunduar koalicioni PDK-AAK-NISMA, me 22.30 për qind, në Gjilan.

Edhe në Kamenicë ka përfunduar numërimi i të gjitha votave, derisa VV-ja ka përfunduar e para me 38 për qind të votave të fituara.

E në Komunën e Vitisë, Vetëvendosje si parti e parë pas numërimit të të gjitha votave, ka fituar 37.06 për qind.

Subjekt i dytë në këtë komunë, nga këto zgjedhje ka dalur koalicioni LDK-AKR, me 34.69 për qind të votave të fituara. Koalicioni PDK-AAK-NISMA përfundoi i treti me 25.75për qind të votave.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera